www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ASH: Deklarata e Mickoskit është skandaloze, po bën presion politik ndaj gjykatësve kushtetues

Posted on December 18, 2024December 18, 2024 by Dilo Kamb

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski për dorëheqjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu. Ata e quajnë këtë deklaratë skandaloze dhe akuzojnë Mickoskin për ushtrim presioni politik ndaj gjykatësve kushtetues. Sipas tyre, kjo sjellje synon instrumentalizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shërbimin e saj vetëm për një etnikum dhe subjekt politik.  Aleanca për Shqiptarët, krahu i Selës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski për dorëheqjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu. Ata e quajnë këtë deklaratë skandaloze dhe akuzojnë Mickoskin për ushtrim presioni politik ndaj gjykatësve kushtetues. Sipas tyre, kjo sjellje synon instrumentalizimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shërbimin e saj vetëm për një etnikum dhe subjekt politik. 

Postimi i plot i ASH:

Deklarata e kryeministrit Mickoski për dorëheqjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Osman Kadriu, është skandaloze në shumë dimenzione. Në radhë të parë ai pranon hapur se beteja kundër gjuhës shqipe qenka e orkestruar personalisht prej tij.

Përveç kësaj, kryeministri ushtron presion politik ndaj anëtarit të organit më të lartë gjyqësor në vend, duke konfirmuar kështu edhe ambicjet e tij për të instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese dhe për ta bërë atë në shërbim vetëm të një etnike dhe të një subjekti politik.

Kjo sjellje e kryeministrit na detyron neve, gjithë shqiptarëve dhe të gjitha bashkësitë e tjera në vend, pa dallime politike e partiake, të rrisim angazhimin dhe mobilizimin tonë në mbrojtje të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, z.Osman Kadriu dhe të drejtave kolektive, të cilat tanimë haptas po cënohen nga kryeministri dhe Qeveria e tij monoetnike dhe jolegjitime.

– Aleanca për Shqiptarët –

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara