www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Intonimi i himnit, miratohet në Kuvend/ Fronti voton kundër, VLEN kalon në heshtje!

Posted on December 17, 2024December 17, 2024 by Dilo Kamb

Me 58 vota “për” dhe 9 kundër dhe asnjë të “përmbajtur”, mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar leximin e parë të propozim ligjit për ndryshim në arsim të mesëm në të cilin mes tjerash kërkohet intonimi i himnit në fillim, mbarim dhe në çdo ngjarje kulturore ose eveniment të organizuar nga shkolla.

Votat për janë nga shumica parlamentare, respektivisht “për” këtë ligj kanë votuar deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM duke mbështetur kështu propozim ligjin e ministrisë së Arsimit që udhëhiqet po nga kuadër i VMRO-DPMNE-së.

Klan Maqedoni ka siguruar stenogramin për të parë se si kanë votuar deputetët shqiptar për këtë ligj sepse parimisht në deklarimet e tyre të gjithë ishin kundër.

Por, qëndrimin e tyre “kundër” ose përmbajtur e kanë shprehur pak deputet shqiptar, edhe atë që të gjithë që kanë votuar kundër këtij ligji, vijnë nga koalicioni opozitar, “Fronti Europian”.

Kundër këtij propozimi kanë votuar, Rina Ajdari, Ilire Dauti, Arbana Pasholli, Dijana Toska, Ilir Demiri, Salih Murat, Bejxhan Iljaz, Musa Xhaferi dhe Elmi Aziri tw cilwt kanw qenw prezent nw mbledhjen e djeshme tw parlamentit.

Ndërsa edhe pse zyrtarisht, sipas stenogramit në seancë kanë marrë pjesë, deputetët e VLEN-it, nuk kanë preferuar të votojnë për këtë propozim ligj, as për, as kundër po as  tw përmbajtur.

4 partitw shqiptare pjese e qeverisw nga koalicioni VLEN vazhdojnw tw heshtin dhe me mos veotimin nw parlament nw njw formw kanw dhwn pwlqimin e tyre pwr kwtw bpropozim ligj.

Meqë ka kaluar leximin e parë me shumicë votash në senacë plenare, propozim ligji pritet të kthehet në komision amë, respektivisht në komisionin për arsim dhe seanca pritet të mbahet më së voni brenda një jave.

Në seancën në fjalë, që do të mbahet brenda një jave pritet që deputetët shqiptar të paraqesin amendamentet për përmirësimin e këtij, ligji i cili  në Kuvend ka ngritur shumë debate.

Informacionet e Klan Maqedoni thonë se Fronti Europian pritet të dorëzojë qindra amendamente kundër këtij ligji me qëllim bllokimin e tij.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara