www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Incidentet e 28 Nëntorit, Leskovica demanton Fetain: Shihet se VLEN jeni vetëm figura në Qeveri, do të ngre padi për shpifje!

Posted on December 1, 2024December 1, 2024 by Dilo Kamb

Ilaz Leskovica nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega e Shuto Orizares, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit nga radhët e VLEN-it, Arben Fetai, i cili tha se njerëzit që shkaktuar trazira në festën e 28 nëntorit janë njerëz të BDI-së.

Leskovica i ka quajture shpifje deklaratat e Fetait, duke shtuar se me këso intepretime, duket se VLEN është vetëm figurë në qeveri.

Leskovica shton se do të ngrejë edhe padi për shpifje ndaj zëvendëskryeministrit Fetai.

Reagimi i plotë:

Demant deri te Arben Fetai…

Duke treguar pafuqin e juaj në qeveri dëshironi të bëni skenare duke gënjyer dhe duke treguar shpifje para opinionit pasi po shihet qart se jeni vetëm figura në qeveri.

Dua të demantoj se gjithçka që treguat para mediumeve është një shpifje e madhe si pikë e parë dhe unë nuk jam këshilltar në komunën e Shuto Orizares por jam kryetar dege dhe si kryetar kam mbi 100 takime në ditë me qytetarë nga i gjithë Shkupi poashtu dhe aktivist të rinjë që dëshirojn të fotografohen posaqërisht pas fitoreve që i korim në zgjedhje.

Pas këtyre shpifjeve që i ndegjuam nga Arben Fetai në ditët në vijim do të ngre padi për shpifje ndaj tij.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara