www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vitina: Mexhiti lavdërohet me projektet e siguruara nga qyteti i Shkupit, 5 muaj nuk ka asnjë projekt të vetin

Posted on November 24, 2024November 24, 2024 by Dilo Kamb

Është e turpshme përpjekja për plasimin e të pa vërtetave nga ana e Izet Mexhitit i cili padyshim që pas 5 muajsh që nuk ka asnjë projekt të vetin, duhet të lavdërohet me projektet e siguruara nga qyteti i Shkupit. 

Ministri Mexhiti nuk ka asnjë kontribut që qyteti i Shkupit të marrë 6 autobusë, as nuk e ka ndihmuar qytetin në ndonjë segment tjetër për t’u përballur me ndotjen, edhe pse është në një nga 14 institucionet që kanë kompetenca për të vepruar, njoftojnë nga qyteti i Shkupit.

“Punonjësit e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit kanë meritat, aplikuan dhe ky projekt është rezultat i punës së tyre të përkushtuar, me të cilin Bashkimi Evropian financon 6 autobusët për qytetin. Gjashtë autobusët ekologjikë janë rezultat i projektit për të cilin Qyteti i Shkupit ka aplikuar në BE, në të cilin sektori i bashkëpunimit ndërkombëtar ka punuar në mënyrë aktive për 2 vjet, ndërsa prokurimi është bërë nga UNOPS. Me këtë projekt, përmes mbështetjes së BE-së, për Qytetin e Shkupit janë siguruar gjashtë autobusë ekologjikë CNG, janë duke u ngritur breza të gjelbër urban me mbi 3000 pemë, përfshirë edhe parkun Mega në Karposh, ku së shpejti do të vendosen 1000 pemë dhe është duke u përgatitur edhe studimi i fizibilitetit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit të ngrohtë në Shkup. Të gjitha segmentet e projektit synojnë përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup dhe Maqedoni”, ka sqaruar Irena Vitina, këshilltare në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara