www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Buxheti 2025 – Më shumë para për mobilje dhe vetura të funksionarëve!

Posted on November 17, 2024November 17, 2024 by Dilo Kamb

Në kohën kur qytetarët mezi mbijetojnë, vazhdon rritja e çmimeve kurse Qeveria s`ka mjete për paga më të larta për punëtorët – reagojnë socialdemokratët, duke pohuar se Qeveria e Mickoskit, për 5 herë ka rritur mjetet për blerje të mobiljeve. LSDM-ja gjithashtu thotë se Qeveria ka rritur edhe mjetet për veturat zyrtare të funksionarëve qeveritar për 75%.

“Për Qeverinë e Mickoskit, qytetarët nuk janë prioritet, s`ka para për paga më të larta për punëtorët, s`ka para për standardin e qytetarëve, s`ka para për shëndetësinë, arsimin, për kategoritë sociale. Derisa grumbullohen borxhe të majme mbi kurrizin e qytetarëve, borxhi publik rritet në vlerën historike prej 70%. Fokusi i vetëm i Qeverisë Mickoski është luksi vetanak, për këtë shkak aq para për mobilje dhe vetura. Me këtë Buxhet as që do të ketë rritje ekonomike dhe do të jetë edhe një vit i humbur” – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara