www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A tentuan ta fshehin vdekjen e 5-vjeçarës ?Rasti i tretë në Klinikën për Fëmijë!

Posted on November 8, 2024November 8, 2024 by Dilo Kamb

Një vajzë 5-vjeçare, ka vdekur në Klinikën e fëmijëve. Shkak i vdekjes ka qenë – ndezje në tru.
Nga institucioni për Televizionin “Sitel” thonë se vajza nga Shkupi është hospitalizuar tek ata para dy jave, pasi është ankuar në dhimbje të forta koke.
Së pari është mjekuar në Repartin e neurologjisë, por gjendja është përkeqësuar dhe javën e kaluar është transferuar në kujdesin intensiv.

Nga Klinika thonë se kanë bërë të gjitha përpjekjet, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë vajzën tek e cila është zhvilluar meningo – encefaliti, kurse pardje kanë konstatuar vdekjen.
Nuk kemi detaje se nëse dhe ku është mjekuar fëmija para se të sillet në Klinikë. Do të ketë inspektim të jashtëzakonshëm, kurse më pas do ta njoftojnë publikun – kanë bërë të ditur nga Klinika.
Ky është rasti i tretë i vdekjes në Klinikën e Fëmijëve për vetëm një muaj.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara