www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haradinaj: Kurti është argat i Serbisë, mos e përkrahni këtë njeri

Posted on October 15, 2024October 15, 2024 by Dilo Kamb

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën me ushqimin e ushtarëve të FSK-së.

Ai thotë se kjo situatë është lajm i mirë për armiqtë tanë që na duan të nënshtruar.

“Me ndodh kjo situatë nuk është porosi e mirë, nuk është se ushtarët e Kosovës do të dorëzohen se s’kanë bukë sepse janë betuar për të shërbyer mirëpo nuk është porosi e mirë, është lajm i mirë për armiqtë e Kosovës, për ata që duan të na nënçmojnë, përçmojnë e nënshtrojnë”, është shprehur ai për GazetaBlic.

I pari i AAK-së përgjegjës për gjithë situatën e sheh kryeministrin Kurti, teksa tregon se nëse do të ishte vet në qeveri në një situatë të tillë, do të shkarkonte 4-5 njerëz përgjegjës.

“Përgjegjësia është e kryetarit të Qeverisë, situata në siguri, në ushtri, nuk është çështje e vogël, po të kishte ndodhur kjo në kohën time, po të kisha qenë, do të kisha mbajtur takim me ministrin dhe të tjerët, nëse situata nuk ishte zgjidhur brenda 24 orësh, do ta kisha thirrur takim Këshillin Kombëtar të Sigurisë, nuk është çështje e vogël dhe me siguri se para këtij takimi do t’i kisha shkarkuar 4-5 përgjegjës, 4-5 njerëz do të duhej të shkonin në shtëpi për këtë turp, për këtë fyerje që i bëhet Kosovës”, ka vlerësuar Haradinaj.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara