www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Osmani: Të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001

Posted on October 11, 2024October 11, 2024 by Dilo Kamb

Sot është dita e dytë e sulmit më të madh ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend. Në reagimet e mia deri tani, nuk kam përmendur asnjëherë partitë politike, sepse kjo nuk është çështje e akuzave të ndërsjella mes BDI dhe VLEN. Kështu shkruan ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa i ka bërë thirrje VLEN-it të bashkohen me opozitën për, siç shkruan Osmani, ” t’i themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001″.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Sot është dita e dytë e sulmit më të madh ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe harmonisë ndëretnike në vend. Në reagimet e mia deri tani, nuk kam përmendur asnjëherë partitë politike, sepse kjo nuk është çështje e akuzave të ndërsjella mes BDI dhe VLEN.
Unë edhe nuk dua të fajësoj VLEN për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse Vlen ka përgjegjësi për përpjekjen për ta justifikuar këtë vendim.
Kjo nuk është më një betejë ndëpartiake.
Por është një prej atyre momenteve kur duhet të bashkohemi dhe të themi JO për vrasjen e Marrëveshjes së Paqes të vitit 2001.
VLEN nuk ka arsye të jetë në mbrojtje për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Nëse nuk bashkohemi të gjithë – politikanë, aktorë jopolitikë, intelektualë dhe qytetarë – për të refuzuar këtë goditje vdekjeprurëse ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe barazisë, atëherë kur do ta bëjmë?

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara