www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gazetarët e Tetovës “bojkotojnë” Kasamin – Kërkojnë transparencë dhe qasje të barabartë

Posted on October 7, 2024October 7, 2024 by Dilo Kamb

SHGM DHE GAZETARËT PRESIN TË NDRYSHOHET QASJA E KOMUNËS SË TETOVËS

Kasami pretendon se është transparent por kështu nuk mendojnë gazetarët nga tetova të cilët kanë reaguar për mos transparencë. Përmes Shoqatës së Gazetarëve me letër I janë drejtuar kreut të komunës së Tetovës Kasami të cilit i kanë kërkuar takim për të zgjidhur dilemet dhe sjelljen e tij ndaj mediave.

Në mënyrë selektive janë larguar disa gazetarë nga mail lista e komunës nga janë pranuar ftesat dhe njoftimet për zhvillimet në Tetovë.

Për këtë arsye gazetarët e Tetovës bojkotuan sot Kasamin duke mos i bërë asnjë pyetje tjetër  përveçse kur do t’i japë fund kësaj jotransparence dhe nëse ka ndonjë plan për t’u takuar me gazetarët e Tetovës.

“Sigurisht që kemi pranuar reagimin e SHGM-së. Ju e dini shumë mirë që ne si komunë mund të krenohemi se jemi të hapur jo vetëm ndaj mediave, por edhe ndaj opinionit publik. Kjo ndoshta është një pamundësi momentale e qendrës për komunikim me mediat, por edhe unë si kryetar i komunës kam qenë gjithmonë i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja,” tha Kasami.

Një ditë më parë, SHGM-ja kishte dërguar një letër ankesë në adresë të Komunës së Tetovës dhe kryetarit Kasami, duke kërkuar një takim të përbashkët me gazetarët.

Në reagimin e saj, SHGM-ja theksoi rëndësinë që gazetarët të jenë të mirëinformuar, në mënyrë që të informohet saktë edhe publiku.

SHGM-ja dhe gazetarët presin një ndryshim të qasjes nga Komuna, ndërkohë që kryetari Kasami deklaron se është i hapur për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një takim të përbashkët që do të zgjidhë këto mospajtime dhe të rivendosë bashkëpunimin. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara