www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI me kritika të ashpra për 100-ditëshin e parë të qeverisë

Posted on October 6, 2024October 6, 2024 by Dilo Kamb

BDI i vlerëson si të dështuara 100-ditët e Qeverisë, posaçërisht kur bëhet fjalë për zhvillimin ekonomik, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve, dhe stabilitetin financiar të shtetit. Sipas BDI-së, në vend që Qeveria të përshpejtojë realizimin e investimeve kapitale, e bëri të kundërtën, shkurtuan mjetet për ndërtimin e korridorit 8, shkollave, konvikteve, objekteve sportive dhe shumë të tjera.

“Në vend që Qeveria ta mbajë nën kontroll borxhin publik e rriti po të njëjtin për mbi 180 milionë euro edhe atë me huamarrje të dyshimta, jotransparente, me kamata të larta prej 3,25%.
Gjatë këtyre 100-ditëve, nuk kemi asnjë investim të huaj apo vendor, përkundrazi kemi bllokim total nga ana e Sekretariatit Gjeneral në realizimin e obligimeve që dalin nga Ligji për mbështetje financiare të investimeve, ku për arsye të dyshimta nuk e kanë marrë mbështetjen dhjetëra kompani vendore për të rritur kapacitetet e tyre prodhuese, rritjen e eksportit por edhe rritjen e pagave të mijëra të punësuarve në sektorin privat”, tha Rina Ajdari, BDI.

Sipas Ajdarit, tashmë ka shumë dëshmi se ekonomia e vendit shkon drejt fundosjes. Mes tyre, rënie e prodhimit industrial, me 1.6%, rënie të pagës mesatare në vend me 3% krahasuar me muajt gusht-korrik, rritje e çmimeve me 4.6% si dhe paralajmërimet për rritjen e çmimit të derivateve.

“Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje institucioneve që urgjentisht të ndërmerren masa konkrete për rritjen e pagës minimale në minimum 450 Euro, dhe në mënyrë lineare për të gjitha pagat tjera në vend, për subvencionimin e kompanive vendore që të rrisin konkurentshmerinë e tyre, të mbulohen harxhimet rrugore të të punesuarve që vendin e punës e kanë më shumë se 15km nga vendi ku jetojnë, të filloj reforma për zvogëlimin e kontributeve për sektorin e biznesit, qe të mbajnë të punësuarit e tyre duke pasur mundësi të rrisin pagat në sektorin privat”, shtpi Rina Ajdari, BDI.

Gjithashtu, nga BDI theksuan se Qeveria urgjentisht duhet të ndihmoj kompanitë për të fituar tregje te reja për eksport, të kthehet metodologjia për rritjen e pensioneve, duke u bazuar në rritjen e inflacionit dhe pagës mesatare në vend si dhe të ulet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe kompanitë mikro dhe të vogla duke marrë parasysh se më nuk ka krizë energjetike.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara