www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përfundoi Me Sukses Edicioni I IX-Të I Festivalit Burimor DUFLLA

Posted on September 30, 2024September 30, 2024 by Dilo Kamb

Mbrëmjen e të së dielës përfundoi me sukses edicioni i IX-të i festivalit burimor DUFLLA që u mbajd tre ditë radhazi në fshatin Rashçe – Komuna SARAJ – SHKUP.

Pjesë e këtij festivali ishin ansamblet dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse ku paraqitën ritualet e zonës së tyre, doket dhe zakonet, këngë dhe valle burimore.

Për dallim nga edicionet e kaluara, këtë vit organizatorët e festivalit i filluan aktivitet duke pëkujtuar ish-ushtarin e UÇK-së NEFAIL HAXHIU i cili u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2023.

Ushqimet tradicionale, kulineria shqiptare, tradita dhe oda e burrave ku u diskutua gjithçka rreth folklorit e trashëgimisë kulturore dhe këngët e rapsodëve që ishin prezent në odën e dufllës u përmbyll nata e parë dhe festivalit duke ju dhënë hapësirë në dy netët e ardhëshme grupeve dhe ansambleve.

Të shtunën ne skenën e festivalit DUFLLA performuan grupe të ndryshme që vlen të theksohet përfundimi i bukur që i dhuroi festivalit Shoqëria Kulturore Artistike BRESANA.

Për shkak të kushteve klimatike nata e fundit e festivalit u zhvillua në ambientet e Restaurant AGNA.

Juria profesionale e përbërë nga prof. Dilaver Kryeziu – etnokoreolog, prof. Shaqir Hasi – etnomuzikolog dhe Istref Dobi drejtor i muzeut vlerësoi pjesëmarrësit në këtë mënyrë.

  • Çmimi i madh i festivalit DUFLLA – SHKA BRESANA – OPOJË
  • Çmimi i PARË – AAKV KASTRIOTËT – FERIZAJ
  • Çmimi i DYTË – SHQIPONJAT – SARAJ
  • Çmimi i TRETË – ANAMORAVA – VITI
  • Çmimi i Publikut – ANAMORAVA – VITI
  • Koreografia më e mirë – AKV DEÇANI
  • Orkestra më e mirë – KASTRIOTËT – FERIZAJ
  • Rapsodi më i mirë – Idriz Çilafi – NESIM CURRI SHKA SHARRI – HANI ELEZIT
  • Këngëtari/ja më i/e mirë – MERITA SAHITI AKV ANAMORAVA
  • Çmimi i karierës – FETIJE TËRRSTENA AAKV KASTRIOTËT – FERIZAJ
  • Grupi folklorik më i kompletuar – SHKA JAHI HASANI – ÇEGRAN
  • Veshjet më të kompletuara – SHKA JAHI HASANI – ÇEGRAN
  • Valltarët më të mirë – SHQIPET E DRENICËS
  • Valltari më i mirë – ALTIN GASHI SHKA ILIRIDA – SHTIME
  • Valltarja më e mirë FILIZ KADRIJA – AKV DEÇANI – DEÇAN

Festivalin nga afër e ndoqën mysafir nga të gjitha trevat tona andaj nuk mungoi as mikpritja e banorëve të fshatit Rashçe dhe rrethinës me shpresë që në vitin jubilar të sjellim një freski në organizimin kulturor të Shoqërisë Kulturore Artistike DUFLLA

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara