www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti akuzon Janevskën se po pastron MASh-in nga shqiptarët: I ka ofenduar dhe kërcënuar

Posted on September 27, 2024September 27, 2024 by Dilo Kamb

Blerim Bexheti nga BDI ka dalë me një sërë akuzash ndaj ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskës.

Bexheti akuzon ministren aktuale se është duke e “pastruar” MASh-in nga shqiptarët, duke larguar të njëjtit nga komisionet në kuadër të kësaj ministrie.

Madje Bexheti shkon më tej – thotë se Janevska këtë e ka bërë edhe duke i ofenduar dhe kërcënuar të njëjtit.

“Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskës siç duket nuk i ka mjaftuar vetëm që i “pastroi” shqiptarët nga çdo komision i ministrisë, e njejta pas shpërthimit të këtij skandali nuk i ka kursyer as edhe kërcënimet dhe ofendimet më të ulëta ndaj të punësuarve shqiptarë.

Skandalet nuk mund ti mbajë të fshehura duke i kërcënuar punonjësit shqiptarë në ministri, si fajtor kujdestarë për keqpërdorimrt dhe shkeljet që i bën vetë si pasojë e dobësive menaxhuese.

Ofendimet e saj mbi baza etnike, por edhe më e turpshme ofendimet personale dhe familjare nuk munden ta frikësojnë asnjë administrator shqiptarë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Vetëm përshfaqin primitivizmin e saj dhe urrejtjen patologjike që ka për bashkëqytetarët e saj shqiptar”, shkroi Bexheti në Facebook.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara