🤔U largua bixhozi nga shtëpitë e qytetarëve❓
Koalicioni VLEN gjatë ditës njoftoi se u janë marrë licencat kompanive që kanë organizuar bixhoz online dhe me këtë e shpallën të shkatërruar fushën e bixhozit online, si një nga hapat drejt shkatërrimit të të gjitha lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.
“Plani i VLEN-it për ndërmarrjen e masave për pasojat e dëmshme të lojërave të fatit dha menjëherë rezultate konkrete. U realizua premtimi për heqjen e bixhozit jashtë banesave të qytetarëve!
Koalicioni VLEN, me veprime konkrete po merret me dukuritë devijuese që na la si trashëgimi regjimi i BDI-së
Por nga njoftimi i Qeverisë u kuptua se licenca u është marrë vetëm kompanive Mozzart dhe 2win.mk.
“Për shkak të parregullsive në punë, lëshimeve dhe dyshimeve të bazuara për punë dhe sjellje të paligjshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin në lidhje me nevojën e ndërprerjes së Shoqatës për organizimin e lojërave elektronike të fatit, Video Lotaria e re shtetërore Lotaria NOVO VLT SHPK- Shkup dhe shoqatave për organizimin e lojërave të fatit onllajn, Shoqata për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria shtetërore – MOZZART SHPK Shkup, Shoqata për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria shtetërore – 77 BITS SHPK Shkup dhe Shoqëria për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria Shtetërore – VEZUV SHPK Shkup, në të cilën SHA për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është partner dhe ndërmerr aktivitete për heqjen e platformës 2Win.mk për organizimin e lojërave në internet (onllajn) të Shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit, Video Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë – CASINOS AUSTRIA SHPK- Shkup”, u tha mes tjerash në kumtesën e Qeverisë.
