www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bexheti: Për Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët kanë derdhur gjak, shqetësimi është serioz pas deklaratave të Mickoskit

Posted on September 24, 2024September 24, 2024 by Dilo Kamb

Blerim Bexheti nga Fronti Europian në Click Plus në TV21 tha se shqetësimet zhbërjen e të arriturave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut me qeverinë e re janë serioze. Bexheti përmendi dy deklarata të kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa kujton që për Marrëveshjen e Ohrit, shqiptarët kanë derdhur gjak.

“Për Marrëveshjen e Ohrit shqiptarët kanë derdhur gjak, dhe kanë pasur një konflikt të armatosur, një luftë të armatosur ndërmjet UÇK-së dhe forcave të rendit. Ndarja territoriale, Ligji për Gjuhët, Ligji për Flamujt, Përfaqësimi i Drejtë dhe Adekuat, edhe shumë çështje të tjera, të cilat i gëzojnë edhe ata që nuk kanë votuar. Ju thash për neve që nuk jemi politikanë, na e thoni troç. Për juve që nuk jeni politikanë, shqetësimi është serioz, në maksimumin e vet, me qenë se fryma që ishte, narativi që ishte tek partia fituese maqedone, që shqiptarët kanë marrë shumë, dhe duhet dhe…kanë dhënë deklaratë, kryeministri i vendit, kryeministri i qeverisë pa legjitimitet etnik, në Veles, në takimin partiak që ka pasur, ku deklaron se 2/3 e pozicioneve i kemi kthyer me shumë mund, dhe deklaratën tjetër e ke, tani më rëndesa e vendimmarrjes është tek ne thotë, për veten e vet, për VMRO-DPMNE-në”, tha mes tjerash Bexheti

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara