www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Abazi: Bideni më ka ndihmuar drejtpërdrejt për lirimin e babait nga burgu në Serbi

Posted on September 21, 2024September 21, 2024 by Dilo Kamb

Deputeti pa grup parlamentar, Haki Abazi, duke folur për zgjedhjet në ShBA, ai u shpreh se Joe Biden ka ndihmuar në lirimin e babait të tij nga burgu në Serbi.

Abazi tha se më pas komunikimi mes tyre ka vazhduar, siç us shpreh, nëpërmjet njerëzve të përbashkët.

“Sado që mund ta konsiderojë mik presidentin Biden, sepse më ka ndihmuar drejtpërdrejt për lirimin e babait nga burgu në Serbi, drejtpërdrejt kur ka qenë zëvëndëspresident i Obamës. E kam njohur prej vitit 2002, kemi vazhduar komunikimin nëpërmjet njerëzve të përbashkët, të cilët kanë qenë në funksion edhe të proceve këtu”.

“Unë jam i kënaqur që Biden, si qytetar edhe i globit, por edhe si shtetas amerikan që Biden ka gjetur kurajon të lirojë rrugën dhe të ketë kandidate si Kamala Harris”, u shpreh tutje ai në DPT te Fidani.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara