www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Numër rekord reklamuesish tërhiqen nga “X”

Posted on September 6, 2024September 6, 2024 by Dilo Kamb

Një numër rekord shifrash firmash planifikojnë që të shkurtojnë shpenzimet e tyre të reklamave në platformën “X” të Elon Musk, vitin e ardhshme. Shkak për këtë duket se është bërë përmbajta ekstreme në këtë platformë që sipas firmave mund të dëmtojë markat e tyre.

Kjo është një goditje tjetër në “xhepat” e Elon Musk. Pasi gjatë fundjavës që kaloi Gjykata e Lartë e Brazilit bllokoi përdorimin e “X”.

Një sondazh global nga firma e kërkimit të tregut Knatal zbuloi se rreth 26% e tregtarëve planifikojnë që të ulin shpenzimet e tyre për “X” përgjatë vitit 2025.

Vetëm 4% e kompanive besojnë se reklamat në platformën “X” ofrojnë siguri që reklamat e kompanisë së tyre nuk do të shfaqen së bashku me përmbajtje ekstreme.

Ndërkaq sipas vlerësimeve të sondazhit rezultoi se deri më tani platforma më e preferuar jo vetëm nga përdoruesit, por edhe nga kompanitë për të reklamuar produktet apo shërbimet që ofrojnë mbetet You Tube, kurse për konsumatorët mbetet Amazon dhe TikTok.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara