www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryeministri i sapoemëruar francez Barnier: Vendi ka nevojë për respekt dhe unitet

Posted on September 6, 2024September 6, 2024 by Dilo Kamb

Kryeministri i sapoemëruar francez Michel Barnier tha sot se Franca ka nevojë për respekt, unitet dhe paqe dhe premtoi se do të bashkëpunojë me të gjithë ata që tregojnë vullnet të mirë.

Siç shkruan Retuers, Barnier e tha këtë në fjalimin e tij të parë si kryeministër, ndërsa paraardhësi i tij Gabriel Attal qëndroi pranë tij.

Presidenti francez Emmanuel Macron emëroi sot ish-komisionerin evropian Michel Barnier si kryeministër të ri.

Macron i kërkoi Barnier, ish-ministrit të Jashtëm francez dhe negociatorit të BE-së për Brexit, të formojë një qeveri të unitetit kombëtar në shërbim të vendit, sipas mediave franceze.

Barnier u emërua në postin e kryeministrit pas më shumë se 50 ditëve të qeverisë së përkohshme dhe konsultimeve dhe presioneve të gjata nga opozita ndaj presidentit francez për të emëruar sa më shpejt një kryeministër.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara