www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dëmtim i pazakontë, sulmuesi mbetet jashtë prej teshtimës

Posted on September 6, 2024September 6, 2024 by Dilo Kamb

Sulmuesi Victor Adebayzo, ka pësuar një nga dëmtimet më të pazakonta në futboll. Një teshtimë e fortë, i ka shkaktuar nigerianit probleme në shpinë dhe në gjoks.

Adebayzo ishte projektuar titullar te Bolton, në Ligën e Dytë angleze, për ndeshjen e skuadrës së tij, por është larguar nga grumbullimi.

Lojtari ka ndjerë dhimbje në shpinë dhe gjoks, me shkakun që është një teshtimë e fortë.

Kjo u konfirmua edhe nga trajneri Ian Evatt, i cili deklaroi: “Victor pësoi një dëmtim të keq në shpinë. Kjo ndodhi nga teshtima e fortë. Besojeni ose jo, por kjo është e vërteta.”

Sipas trajnerit, lojtari ndjeu një çarje mes brinjëve të tij pas teshtimës, por gjithçka do të qartësohet pas vizitave të detajuara mjekësore.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara