www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Arbër Ademi: VLEN po e përgatit terenin për nënshtriminin e radhës

Posted on September 4, 2024September 4, 2024 by Dilo Kamb

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, i është përgjigjur zv.kryeministrit të parë Izet Mexhiti, i cili një ditë më parë tha se Gjykata Kushtetuese përbëhet nga eksponentē tē BDI-së dhe LSDM-së.

“Të thuash se Gjykata Kushtetuese është e BDI-së dhe LSDM-së është jo vetëm dezinformatë e pastër, por edhe qëndrim tejet i papërgjegjshëm, si dhe përgatitje të terenit për nënshtriminin e radhës.

Krerët e VLEN-it e dinë se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ai që paralajmëroi shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, është gjykatës kushtetues si propozim i ish-presidentit Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, partnerit aktual të VLEN-it. Pikërisht pas fitores së VMRO-së, konkretisht në qershor të këtij viti, zgjidhet Kryetar i këtij institucioni, gjë që flet për atë se cili është disponimi i shumicës së anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

E dyta, mendimi i Komisionit të Venecias nuk mund të jetë arsyetim për shfuqizimin e Ligjit, pasi ky Komision nuk është institucion që punon me ligje të Maqedonisë së Veriut dhe më kryesorja, Komisioni i Venecias nuk është institucion vendimmarrës!
Fundja, anëtare e Komisionit të Venecias kur u kontestuan nenet e Ligjit ishte Tanja Karakamisheva, anëtare e Këshillit Ekzekutiv të VMRO-së, partnerit aktual të VLEN-it”, ka shkruar Ademi.

Ai thotë se akuzat për destabilizim ndaj BDI-së nuk kanë qenē tē rastesishme dhe se janë bërē për ta mjegulluar opinionin, pasi sipas tij, VMRO-ja po përgatitet ta prekë edhe gjuhën shqipe.

“E treta, nuk kanë qenë të rastësishme akuzat se BDI po përgatitet për destabilizimin e shtetit. Të nderuar, destabilizimin e keni paralajmëruar sa për të mjegulluar opinionin sepse e keni ditur se pas Balancuesit, VMRO do të prek edhe gjuhën shqipe, mbase keni përgatitur edhe ndonjë goditje tjetër përfundimtare për vetë Marrëveshjen e Ohrit në tërësi. Vet paralajmëruat destabilizim, vet po e destabilizoni situatën”, ka shkruar Ademi.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara