www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdogan: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, nëse Izraeli ka “Kupolën e Hekurt” – ne do ta kemi të “çeliktë”

Posted on September 1, 2024September 1, 2024 by Dilo Kamb

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia po zhvillon sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Çeliktë”, duke synuar të integrojë sistemet e mbrojtjes, sensorë dhe armë – si dhe vazhdimin e mëtejmë të avancimin e fluturakeve pa pilot.

“Turqia do të zhvillojë sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore. I gjithë projekti Kupola e Çeliktë do të ketë të gjithë komponentët. Nëse (Izraeli) ka Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çeliktë”, tha Erdogan, transmeton Telegrafi.

Erdogan theksoi se Kupola e Çeliktë do të sigurojë që sistemet turke të mbrojtjes ajrore të jetë me shtresa të shumëfishta, ku të gjithë sensorët dhe armët turke të punojnë në integrim me njëra-tjetrën.

Ai gjithashtu foli për avancimin e mëtejmë të teknologjisë së fluturakeve pa pilot.

“Momentumin që e kemi fituar në mjetet ajrore pa pilot po shikohet me zili jo vetëm nga kombet tona mike dhe vëllazërore, por nga e gjithë bota”, tha ai.

Me vënien në punë të mjeteve ajrore pa pilot Kizilelma dhe ANKA-3, testet e të cilave po vazhdojnë, Turqia do të jetë një lojtar në një “ligë të re” në këtë fushë, tha presidenti turk.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara