www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në Universitetin “Nënë Tereza”, 1.800 vende të lira për studentët e vitit të parë

Posted on August 30, 2024August 30, 2024 by Dilo Kamb

Procesi i regjistrimit në fakultetet në Maqedoninë e Veriut ka startuar, disa nga studentët e ardhshëm tashmë kanë aplikuar në mënyrë elektronike dhe u ka ngelur vetëm të dorëzojnë në fakultetet përkatëse dokumentet e nevojshme. Disa nga studentët të ardhur para objektivit tonë treguan se cilat drejtime i kanë zgjedhur dhe a i shohin ato si një rrugë drejt një karriere të suksesshme.

Studentët e ardhshëm të Universitetit “Nënë Tereza” thonë se të ardhmen e tyre e shohin në vend.

“Më pëlqen ky drejtim. E shoh veten këtu, pse jo nëse kushtet janë më të mira. Nëse do të jetë ashtu siç e kam paramenduar, e shoh veten në vendlindje.”, – tha një student.

“Do ta shohim si do të zhvillohet gjithçka. Më shumë dua mësues ose trajner. Shpresoj se do të gjejë punë dhe do të punoj këtu.”, – tha një student tjetër.

“Marketing dhe menaxhment. Të drejtën ta them për punën që e bëj momentalisht kam nevojë për këtë drejtim, prandaj e kam zgjedhur këtë drejtim.”, – u shpreh një student.

Edhe përkundër faktit që tregu i punës kërkon më shumë kuadër të fushës së drejtimeve deficitare, për këtë vit akademik fokusi i studentëve është tek shkencat shoqërore, njofton rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri. Ai njoftoi se në këtë universitet të ri, nga 1.800 vende të lira, aktualisht kanë aplikuar rreth 600 studentë, ndërsa risi është drejtimi i psikologjisë.

“Gjithsej janë 1.800 vende të lira. Si risi është se kemi pasur 5 fakultete, 40 programe studimore. Vitin e kaluar ka startuar 3 fakultete të reja të themeluara nga Kuvendi. Sivjet kemi akredituar edhe një drejtim të psikologjisë.”, – deklaroi rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri.

Procesi i aplikimit të studentëve po zhvillohet në të gjitha universitetet e vendit. Më pas vijon publikimi i listës së studentëve të pranuar dhe të pranuarit duhet të regjistrojnë semestrin e parë, me të cilin do të marrin statusin studentë.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara