www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli nis operacionin anti-terror në Bregun Perendimor, OKB dënon operacionin në katër qytete

Posted on August 29, 2024August 29, 2024 by Dilo Kamb

Ushtria izraelite kreu sulme dhe bastisje në Bregun e pushtuar Perëndimor si dhe e ka rrethuar qytetin Xhenin, sipas zyrtarëve palestinezë.

Forcat izraelite kanë rrethuar qytetin, duke i bllokuar hyrjet dhe daljet dhe qasjen në spitale, si dhe shkatërroi infrastrukturën.

Ky është  operacioni më  i madh izraelit, me të paktën katër qytete palestineze të shënjestruar në të njëjtën kohë – Jenin, Tulkarm, Nablus dhe Tubas. Është hera e parë që prej revoltës së madhe palestineze  të viteve 2000 deri 2005, kundër pushtimit të territoreve të tyre, që disa qytete të Bregut Perëndimor sulmohen njëherës nga ushtria izraelite. Autoriteti palestinez që ka nën kontroll Bregun Perëndimor paralajmëroi se këto sulme të çojnë në rrugë të rrezikshme.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka dënuar përgjigjen gjithnjë e më të madhe ushtarake të forcave izraelite të sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Dhuna ndërmjet ushtrisë izraelite dhe palestinezëve të armatosur në Bregun Perëndimor nuk përbën një konflikt të armatosur sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se përdorimi i forcës në Bregun e pushtuar Perëndimor duhet të jetë në përputhje me normat e të drejtave të njeriut”.  Nga ana tjetër edhe Hamasi u bëri thirrje palestinezëve në Bregun Perëndimor të ngrihen në këmbë, duke thënë se sulmet janë pjesë e një plani të gjerë për ta zgjeruar luftën në Gazë.

Që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, Izraeli ka kryer bastisje pothuajse ditore në të gjithë Bregun Perëndimor. Mijëra palestinezë janë arrestuar në bastisje dhe më shumë se 660  luftëtarë dhe civilë  janë vrarë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që nga fillimi i luftës. Të paktën 30 izraelitë janë vrarë në sulmet në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave izraelite.

Lajmet e fundit…

  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara