www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erdhi nga Italia për pushime në Shqipëri, 38-vjeçarja vdes në spital – rrëfehet nëna e saj

Posted on August 28, 2024August 28, 2024 by Dilo Kamb

38-vjeçarja italiane Alessia Vidotto humbi jetën me 15 gusht teksa ndodhej në Shqipëri me pushime bashkë me bashkëshortin dhe djalin.

Nëna e saj ka rrëfyer për mediat italiane se Alessia ishte infektuar me Covid-19, dhe u shtrua menjëherë në spital, por virusi i preku zemrën dhe nuk arriti të mbijetonte.

Ajo thekson se mjekët në Tiranë e ndihmuan vajzën e saj deri në momentet e fundit, por nuk arritën ta shpëtonin.

”Vajza ime ka qenë gjithmonë e qetë këto ditë. Ajo ndoshta nuk e kuptoi se çfarë do të ndodhte. Asistenca ishte shumë e shpejtë. Janë kujdesur absolutisht në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh nëna e saj, siç raporton Top Channel.

E buzëqeshur dhe e shkujdesur, e punësuar në kompaninë ”Marcolin”, Alessia Vidotto vdiq brenda pak ditësh nga miokarditi fulminant, një inflamacion i rëndë i miokardit, i cili në fazën më akute mund të çojë në kolaps.

Në disa raste, kjo patologji, e shkaktuar zakonisht nga infeksionet, sëmundjet sistemike ose ekspozimi ndaj barnave dhe toksinave, kërkon transplant zemre.

Në këtë rast, sipas asaj që mësoi familja, mjekët nuk do të kishin asnjë dyshim për t’ia atribuar miokarditin drejtpërdrejt Covid-19.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara