www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bitcoin pranë shifrave rekord, kap vlerën 65 mijë dollarë

Posted on August 26, 2024August 26, 2024 by Dilo Kamb

Çmimi i Bitcoin u ngjit në afro 65 000 dollarë të shtunën pasi kryetari i Rezervës Federale të SHBA, Jerome Powell, sinjalizoi një ulje të normës së interesit në mbledhjen e ardhshme të bankës qendrore në shtator.

Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohej rreth 64 653 dollarë në orën 18:30 të premten duke arritur një fitim ditor prej 6,8%. Ethereum tregtohej me 2,788 dollarë për një rritje ditore prej 6,2%.

Vlera e tregut të kriptomonedhave qëndroi në 2.27 trilionë dollarë, duke u rritur 5.79% gjatë ditës, sipas CoinMarketCap, një uebsajt digjital për përcjelljen e çmimeve të aseteve.

Kryetari i Fed Powell tha se besimi i tij është rritur se inflacioni është në një rrugë të qëndrueshme kthimi në 2%, duke thënë se “ka ardhur koha” për një rregullim në politikën monetare.

“Drejtimi i udhëtimit është i qartë, dhe koha dhe ritmi i uljes së normave do të varet nga të dhënat hyrëse, perspektiva në zhvillim dhe balanca e rreziqeve,” i tha ai simpoziumit vjetor Jackson Hole.

Kriptomonedhat pwsuan një rënie të madhe në fillim të gushtit, kur frika e recesionit çoi tregjet globale në një rënie të lirë. Vlera e Bitcoin ra në 49 551 dollarë më 5 gusht, por tashmw duket se wshtw rikthyer qwndrueshmwria.

Çmimi më i lartë që është shitur Bitcoin deri tani ishte rreth 69 000 dollarë për një Bitcoin, i arritur më 10 nëntor 2021. Pas këtij kulmi, çmimi ka pasur luhatje dhe ka rënë në nivele të ndryshme.

Bitcoin u krijua nga një individ ose grup i individëve nën pseudonimin Satoshi Nakamoto dhe ka qenë në përdorim që nga viti 2009. Monedha digjitale ka shkaktuar një revolucion në mënyrën si e mendojmë dhe e përdorim paratë dhe teknologjinë./a2cnn

Lajmet e fundit…

  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve
  • Kryeministri pret që Radev të diskutojnë për të gjitha temat! Për shkak të LSDM-së, Mickoski s’pret përmirësim të marrëdhënieve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara