www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Maroku nis ndërtimin e stadiumit më të madh në botë

Posted on August 22, 2024August 22, 2024 by Dilo Kamb

Maroku është një nga vendet që do të jetë bashkë-pritës i Kupës së Botës 2030 dhe po ecën përpara me ndërtimin e stadiumit më të madh në botë me synimin për të marrë finalen nga Santiago Bernabeu i Real Madridit, ku FIFA dëshiron të mbahet.

Kupa e Botës 2030 do të jetë një ngjarje e veçantë, pasi do të ketë ndeshje në gjashtë vende. Tri ndeshjet e para do të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj, sepse do të bëhet një shekull nga Botërori i parë, i cili u mbajt në Uruguaj.

Nga atje, megjithatë, ngjarja do të transferohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, të cilat janë tre vendet që kanë marrë miratimin nga FIFA. Federata botërore e futbollit dëshiron që finalja të zhvillohet në Santiago Bernabeu të rinovuar, në shtëpinë e Real Madridit, por marokenët duan ta “vjedhin” dhe të vënë përpara planin e tyre madhështor.

Pra, siç u paralajmërua, ata po përgatiten të ndërtojnë në Kazablanca “Stade Hassan II”, një stadium me kapacitet prej 115 mijë vendesh, pra do të jetë më i madhi në botë, me qëllim që të bindin FIFA-n për t’i dhënë organizimin e finales.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara