www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Donald Trump mban tubimin e parë jashtë që pas atentatit, mbrohet me xham antiplumb

Posted on August 22, 2024August 22, 2024 by Dilo Kamb

Kandidati repubikan për president, Donald Trump u shfaq për herë të parë në një tubim në ambient të hapur që nga tentativa për vrasjen e tij në 13 korrik.

Sipas udhëzimeve të shërbimit sekret pas atentatit, ish presidenti e mbajti fjalimin e tij në Karolinën e veriut  brenda një kutie xhami anti plumb, ndërsa u fokusua në sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme.

“Ne do të rrisim fondet por në të njëjtën kohë edhe kontrollet për sistemet e armëve nga e kaluara. Do të ndërtojmë një mbrojtje të hekurt ajrore në mënyrë që të mos na godasin, e mund tia japim atë edhe vendeve të tjera”, tha Trump.

Trump kritikoi ashpër trajtimin e çështjeve ndërkombëtare nga administrata Biden-Harris, përfshirë tërheqjen e trupave amerikanë nga afganistani dhe luftrat në Ukrainë e lindjen e mesme.

“Bota është në zjarr dhe Kamala e Biden na kanë çuar në prag të luftës së tretë botërore”, tha ai.

Trump përsërti gjithashtu se nëse ai do të kishte qenë në shtëpinë e Bardhë në 2022, Lufta Rusi –Ukrainë nuk do të kishte ndodhur.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara