www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fanella e Xherdan Shaqirit më e shitura në ditët e fundit

Posted on August 21, 2024August 21, 2024 by Dilo Kamb

Mediumi i njohur zviceran “Blick”, ka shkruar për rikthimin e Xherdan Shaqirit te Basel dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit.

“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë.

Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri (32). I madh”, shkruan fillimisht “Blick”.

Se sa i madh është Xherdan Shaqiri, kjo ishte e dukshme të hënën në mbrëmje, kur ish-ylli i Zvicrës me 125 ndeshje – tre ditë pas zyrtarizimit të transferimit – u mirëprit nga mijëra tifozë të Baselit rreth stadiumit të klubit. Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB.

“Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, ka deklaruar ai, por pas çdo fjale të Shaqiri tifozët vazhdonin me brohoritje.

Ai falënderoi menaxhmentin dhe presidentin e FCB, David Degen, ndërsa shtoi se klubi do të kthehet aty ku e ka vendin.

Më pas, Shaqiri përshëndeti sërish fansat të paktën përkohësisht, ndërsa bëri disa foto me disa nga ta. Klubi ka planifikuar një seancë për autografe, ndërsa fanella e tij me numrin 10-të po del të jetë më e shitura në ditët e fundit.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara