www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gazetari i RTSH’së shfaqet me flamur të Serbisë në transmetim

Posted on August 20, 2024August 20, 2024 by Dilo Kamb

Gazetari i sportit i Radio Televizionit Shqiptar, Ervin Baku, është shfaqur me flamur të Serbisë në transmetim.

Menjëherë pas kësaj me anë të një postimi në Facebook ka reaguar Lëvizja Atdheu.

Në postim thuhet se Serbia ka hyrë tek instuticionet më të rëndësishme në Shqipëri.

“Ju kemi thënë prej kohësh që Tirana është nën Beogradin dhe megjithëse jemi përpjekur maksimalisht që ta evitojmë diskursin agresiv nacionalist që përdoret zakonisht nga sharlatanët dhe tregëtarët e nacionalizmit, Serbia sot ka hyrë tek institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, por këtë herë ka një zhvillim të ri të frikshëm që tregon se agjenda ka përparuar dhe ajo është dalja hapur me atë që deri tani është përfolur vetëm në kulisa”, thuhet në postim.

Më tutje ata kanë thënë se e dënojn më ashpërsi veprimin e gazetarit.

“Lëvizja atdheu dënon me ashpërsi, daljen televizive të gazetarit shqiptar të sportit Ervin Baku, punonjës në Televizionin Publik Shqiptar, me bluzë të ngarkuar me nacionalizëm serb, lehtësisht e dallueshme tek emblema e Serbisë në të majtë të Bluzës. Kjo vjen në të njejtën kohë kur në Veriun e Kosovës dhe në Luginë protestohet për intervenimin serb”.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara