www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Deklaratat e Mickoskit për destabilizim, DASH: Jemi në kontakt të rregullt me funksionarë qeveritarë për çështje me interes të ndërsjellë

Posted on August 20, 2024August 20, 2024 by Dilo Kamb

 -SHBA-ja është në kontakt të rregullt me zyrtarë qeveritarë për çështje nga shqetësimi i ndërsjellë, deklaruan nga Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, në pyetjet nëse SHBA-ja ka informacione për gjoja rrezik nga destabilizim në Maqedoninë e Veriut, siç paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski, si dhe nëse në këtë temë kanë biseduar me qeverinë e Maqedonisë së Veriut. 

“Përderisa në përgjithësi nuk sigurojmë kumtesa nga takimet diplomatike, ne jemi në kontakt të rregullt me funksionarë qeveritarë për një spektër të gjerë të çështjeve nga shqetësimet e ndërsjella”, u përgjigjën nga shërbimi për informim i Departamentit të Shtetit. 

Mickoski, gjatë vizitës në Drejtorinë e Doganave më 15 gusht, tha se funksionarë të lartë në qeveritë e mëparshme po bëjnë përpjekje të mobilizojnë njerëz në teren dhe të “provokojnë konflikt etnik, gjegjësisht ta destabilizojnë harmoninë ndëretnike në Maqedoni”. 

“Kemi indikacione për elemente që dosponojnë shuma të mëdha milionëshe, disa prej tyre janë zyrtarë të lartë në ish qeveritë dhe që tentojnë të mobilizojnë njerëz në terren, kryesisht për të manipuluar dhe ajo që më shqetëson është se ata janë duke u përpjekur për të provokuar konflikt etnik, pra për të destabilizuar harmoninë ndëretnike në Maqedoni. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë sepse ata e kuptojnë se përndryshe nuk mund të mobilizojnë njerëzit dhe tani mënyra e vetme është të provokojnë këtë lloj konflikti. Ne nuk do ta lejojmë këtë. I bëj thirrje edhe opinionit dhe mediave dhe qytetarëve që të përmbahen nga çdo provokim, t’i injorojnë, herët a vonë autorët e këtij lloj provokimi do të mbajnë përgjegjësi”, deklaroi Mickoski.

Mickoski gjatë konferencës për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 5 gusht në Shkup, tha se ka informacione nga më shumë kanale se udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, në përpjekje që ta mbrojë kapitalin të cilin partia e ka krijuar gjatë 20 viteve të kaluara. 

BDI i mohoi deklaratat e Mickoskit, përderisa në fillim të qershorit paralajmëroi se do të bëjë çmos në kornizat e masave demokratike që ta pengojë “poshtërimin e shqiptarëve”. 

“BDI është parti shtetformuese dhe pretendimet inekzistente të kryeministrit Mickovski për skenarët e destabilizimit janë të pavërteta dhe paraqesin skenarë të qëllimshëm dhe të rrezikshëm të qeverisë për të fajësuar të tjerët për të defokusuar opinionin nga mungesa e rezultateve dhe skandalet e përditshme të qeverisë”, thonë nga BDI.

Lidhur me deklaratat e Mickoskit për paqëndrueshmëri potenciale, presidentja Gordana Siljanovska – Davkova tha se nuk do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë, sepse vlerëson se nuk ka nevojë për këtë. 

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara