Duke folur për takimin e djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe për gjendjen e autobusëve në NQP Shkup, kryetarja e Qytetit të Shkupi, Danella Arsovska tha se Mickoski “mund të bëhej i madh” si ish-kryeministri Nikolla Gruevski, dhe të siguronte 250 autobusë.
“Nëse jo, mundej të thoshte. Të ishte i madh, ku e di unë… ja si Gruevski, dhe të blejë edhe ai 250 autobusë, dhe le t’i bijë në Shkup dhe te shkupjanët. Nuk ka asnjë problem, ne gjithçka që ata do të propozonin, e që do të ishte konstruktive, do ta pranonim”, theksoi Arsovska.
