www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ja kur pritet të lëshohen paratë nga “TVSH-ja ime” për tremujorin e dytë

Posted on August 18, 2024August 18, 2024 by Dilo Kamb

-Kthimi i tatimit kryhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit kalendarik. Kështu thanë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) pasi që qytetarëve nuk u janë kthyer mjetet për tremujorin e dytë të këtij viti nga “TVSH-ja ime”. 

Për këtë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike sqaruan se mjetet kthehen brenda 60 ditëve pas përfundimit të tre-mujorit. Qytetarët presin paratë për muajt prill, maj dhe qershor.

“Në përputhje me nenin 8 të Ligjit për kthimin e një pjese të vlerës nga tatimi i shtuar i personave fizik kthimi i tatimit kryhet në llogarinë e transaksionit të personit fizik sipas detyrës zyrtare nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar llogaria fiskale”, thanë nga DAP

Sipas kësaj i bie që mjetet duhet të lëshohen në llogaritë e qytetarëve më së voni deri në fund të muajit gusht.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska së fundmi bëri të ditur se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet.

Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara