www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ASH-Sela kritikon vazhdimin e projektit “Shkupi 2014”: Kur do ta ktheni edhe vetë Gruevskin?

Posted on August 17, 2024August 17, 2024 by Dilo Kamb

Shkup, 17 gusht – Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, kanë reaguar në lidhje me qëndrimet e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se duhet të përfundojnë objektet në kuadër të projektit Shkupi 2024. Nga ASH-Sela thonë se ky projekt përveç shpenzimeve, ngjall edhe nacionalizmin maqedonas.

“Qeveria jolegjitime monoetnike, do ta rikthejë edhe projektin “Shkupi 2014. Përveç shpenzimeve marramendëse dhe joproduktive ky projekt simbolizon edhe ringjalljen e nacionalizmit maqedonas. Kryeministri Hristijan Mickoski dje paralajmëroi se nga 2025 me buxhetin e ri do të vazhdojë ndërtimi i objekteve të reja nga ky projekt, ndërsa si gjithmonë vasalët shqiptarë që hyjnë për kolltuqe në Qeveri, për nuk guxuan të thonë asnjë fjalë. Kjo është e kuptueshme për Izet Mexhitin pasi ai ka qenë bashkëpjesëmarrës edhe në të kaluarën kur filloi ky projekt, por pyesim pse heshtin përfaqësuesit e tjerë të koalicionit VLEN, të cilët dinë të jenë shumë të zhurmshëm kundër shqiptarëve. Kujtoj opinionin se ky projekt u stopua në vitin 2017 kur partitë e Frontit Europian sot, atëherë rrënuan Qeverinë dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski i cili ishte autor i këtij projekti. Për koçidencë partitë e tjera të koalicionit VLEN, atëherë nuk pranuan të jenë pjesë e shumicës anti Gruevski dhe pro kryeparlamentarit të parë shqiptarë, por zgjodhën të qëndrojnë në opozitë me VMRO-DPMNE, që rezulton të jetë zanafilla e jaranisë mes tyre që kulminoi sot me një Qeveri të ngjashme antishqiptare. Pyetja e radhës që parashtrohet në këtë situatë është: Kur do ta ktheni edhe vetë Gruevskin?”, thonë nga ASH- Sela.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara