www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Politiko”: Sheqerinska, kandidate për zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Posted on August 16, 2024August 16, 2024 by Dilo Kamb

Portali “Politiko” nga Brukseli shkruan se Radmilla Sheqerinska është kandidate për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s. Në tekstin e publikuar me titullin “Detyra e parë e Mark Rute në NATO është të gjejë një grua që do të jetë dora e djathtë”, shkruan se Sheqerinska dhe Maria Gabriel nga Bullgaria janë kandidatet më serioze për zëvendëse të tij.

Zëvendësi i tij aktual Mirçea Xhoana i cili në këtë post është nga 2019-ta, pritet që të tërhiqet për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale në Rumani, thanë përfaqësues të NATO-s për Politiko, përcjell TV21. Diplomati i lartë i NATO-s nga Europa perëndimore tha se ka konsensus të përgjithshëm mes aleatëve se person nga Europa Lindore duhet ta zëvendësojë Ruten.

Fokusi i bisedimeve në selinë e NATO-s është për dy zyrtare, nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, dy vende ballkanike që dikur kanë qenë nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik deri në fund të Luftës së Ftohtë, shkruan Politiko. Sheqerinska ka refuzuar që të japë koment për këto informacione.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara