www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rusia ngre bombarduesit strategjikë në ajër, Ukraina i shkatërron 4 aeroporte ushtarake

Posted on August 15, 2024August 15, 2024 by Dilo Kamb

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Ukraina ka ndërmarrë ditën e sotme një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda territorit të Rusisë, të cilat kanë pasur si objektiv 4 aeroportë ushtarakë, të cilët morën dëmtime të mëdha.

Sipas Reuters, synimi i Ukrainës me këtë sulm ishte të minonte kapacitetet e Rusisë për të përdorur avionët luftarakë për të bombarduar qytetet ukrainase.

Ndërkohë që Moska ka vendosur të ngrejë në fluturim avionët bombardues strategjikë Tu-95MC, të cilët fluturuan mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Barenc dhe atij të Norvegjisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes informon se ky fluturim i avionëve strategjikë zgjati 4 orë dhe ata u furnizuan në ajër nga avionët më të vegjël MiG-31. Gjithashtu raportohet se udhëtimi i dy avionëve rusë u shoqërua gjatë gjithë kohës nga larg prej avionëve të aleatëve të NATO.

Teksa trupat ukrainase vijojnë ofensivën këtë herë brenda territorit rus, Kremlini zyrtar nuk hezitoi të akuzonte perëndimin se i ka dhënë leje këtyre inkursioneve banditeske brenda kufirit të Rusisë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara