www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit apelon që Mickoski t’i bindë këshilltarët të votojnë programin e punës së “Higjienës komunale” dhe planin për furnizimin e autobusëve ekologjikë

Posted on August 15, 2024August 15, 2024 by Dilo Kamb

Qyteti i Shkupit përmes një kumtese apelon deri te kryeministri Hristian Mickoski që t’i obligojë këshilltarët të miratojnë programin e punës në “Higjienën komunale” dhe planin për furnizimin e autobusëve ekologjikë.

“E përshëndesim arsyeshmërinë e kryetarit të Qeverisë për të cilin shpresojmë të jetë e sinqertë dhe në drejtim të zhbllokimit të proceseve në Qytetin e Shkupit. Apelojmë që kryeministri Mickoski t’i ndërgjegjësojë këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit të mos mbajnë inate dhe menjëherë në seancën e radhës ta kalojnë menjëherë programin e punës në “Higjienën Komunale” ku shtatë muaj refuzojnë ta miratojnë”, thuhet në kumtesë.

Për herë të parë në Qytetin e Shkupit pas 30 vitesh, siç theksohet “Higjiena komunale” nuk ka program për angazhimin e punëtorëve sezonal të cilët janë përgjegjës për ruajtjen e higjienës dhe pastërtisë së qytetit, “vetëm për shkak të inatit të këshilltarëve nga shumica”.

“Apelojmë që Mickoski t’i bindë këshilltarët që të votojnë planin për furnizimin e autobusëve të rinj ekologjikë. Apelojmë deri tek kryeministri, kur tashmë ka fituar pushtetin absolut, të zhbllokojë sipërmarrjet, që janë bllokuar nga anëtarët e bordeve drejtuese të partisë së tij. Përderisa është e nevojshme, Qyteti i Shkupit është i gatshëm të marrë pjesë dhe të formojë trup të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë, me qëllim të vetëm – që qytetarët të kenë një qytet siç premtoi kryetarja Arsovska dhe kryeministri Mickoski në vitin 2021”, shtohet në kumtesë.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara