www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kosova ndalon importin e kafshëve të gjalla të deleve dhe dhive nga Rumania dhe Greqia

Posted on August 15, 2024August 15, 2024 by Dilo Kamb

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), ka marrë vendim që të ndalohet importi i kafshëve të gjalla të deleve dhe dhive nga shtetet e Rumanisë dhe Greqisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit nga AUV, thuhet se duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raportuar nga organizata WOAH (Organizata Botërorë për Shëndetin e Kafshëve ) dhe ADIS ( Sistemi i lajmërimit të sëmundjeve të kafshëve në BE), për shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël ( Dele, Dhi) Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës sot ka nxjerrë vendim për ndalimin e importit për kafshë të gjalla të llojit dele, dhi nga shtetet e prekura me sëmundje, Rumania dhe Greqia.

Nga zonat e caktuara të këtyre shteteve si regjione të prekura me ketë sëmundje ndalohet importi edhe i kafshëve të llojit gjedhë. Kjo për të penguar ose mos lejuar përhapjen e kësaj sëmundje. Kurse nga zonat e lira kafshët e llojit gjedhë lejohet importi në territorin e Republikës se Kosovës.
Masat parandaluese për të penguar përhapjen e sëmundjes janë të vendosura nga autoritete kompetente të këtyre dy shteteve. Ata nuk lëshojnë dokumente apo certifikata mbi gjendjen shëndetësore për kafshët e fermave nga zonat e prekura. Ne si autoritet vendimin e kemi nxjerrë duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare të tregtimit të kafshëve të gjalla mes vendeve. Kjo si masë shtesë për të forcuar kontrollin në pikat kufitare për parandalimin e hyrjes se kafshëve të infektuara. Gjithmonë duke respektuar rregullat nacionale të legjislacionit në fuqi. Fermerët mbajtës të deleve dhe dhive udhëzohen të ngrisin masat biosigurisë në ferma. Për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të raportojnë tek veterinari.
Konsumatorët nuk kanë nevojë të shqetësohen, sëmundja është e karakterit ekonomik, ajo nuk përhapet tek njerëzit”, theksohet në njoftimin e AUV-it.

Lajmet e fundit…

  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara