www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Blerim Ramadani arratiset nga burgu shtëpiak

Posted on August 15, 2024August 15, 2024 by Dilo Kamb

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili kërkohet nga Republika e Serbisë me urdhër dhe ekstradim, sot është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoni, mëson jozyrtarisht Sakamdakazam.mk (SDK), përcjellë Klan Macedonia.

Ai u arrestua më 17 korrik 2024 në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.

Serbia po e kërkon atë me fletarrest për dyshimin për krime në luftën e Kosovës 25 vjet më parë.

Mirëpo, gjyqtari i procedurës paraprake, Pajazit Pajaziti nga Gjykata Penale Shkup tha se nga ekstradimi, Ramadanit iu caktuar arrest shtëpiak, në adresën e regjistruar të të afërmve/shokëve të të dyshuarit Ramadani.

Pas ankesës së Prokurorisë, siç mëson portali informativ, sot tre gjyqtarë të Këshillit Penal i caktuan Ramadanit masën e paraburgimit efektiv prej 30 ditësh për shkak të rrezikut të arratisjes.

Dikush nga Gjykata Penale e ka njoftuar Ramadanin sot se po kthehet në Shutkë, kështu që në të njëjtin moment ka ikur nga Maqedonia, thonë burimet e Sakamdakazam.

Nga MPB nuk ka ende përgjigje zyrtare për rastin.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara