www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Atletico Madrid nënshkruan me Julian Alvarez

Posted on August 13, 2024August 13, 2024 by Dilo Kamb

Atletico Madrid ka nënshkruar një marrëveshje prej 82 milionë funtesh me sulmuesin e Manchester Cityt dhe Argjentinës, Julian Alvarez.

Alvarez ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me skuadrën e Diego Simeone. Ai e ndërroi Manchester me Madridin pas dy vjet e gjysmë të suksesshme, duke mbledhur gjashtë trofe ndërsa ka shënuar 36 gola në 103 paraqitje.

Pasi mbërriti nga River Plate në një marrëveshje me vlerë 14 milionë funte në janar 2022, shitja e tij përfaqësoi një fitim të madh për Cityn.

“Sot i them lamtumirë këtij klubi të mrekullueshëm, me shumë emocione. Këto kanë qenë dy vite shumë të veçanta. Gjatë kësaj kohe, unë jam rritur dhe kam mësuar shumë – si lojtar dhe si person. Drejtorëve dhe stafit teknik, faleminderit për besimin dhe mbështetjen. Mësimet dhe vizioni juaj më kanë ndihmuar të zhvillohem kaq shumë. Për bashkëlojtarët e mi, faleminderit për çdo moment që kemi ndarë, për përpjekjen dhe përkushtimin në çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje. Kam mësuar shumë nga secili prej jush dhe mbetem me kujtime dhe miqësi që do të zgjasin përgjithmonë”, ka thënë Alvarez pas largimit nga City.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara