www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqiptarët e Luginës protestë kundër diskriminimit nga Serbia

Posted on August 12, 2024August 12, 2024 by Dilo Kamb

Një protestë do të mbahet në orën 11:00 në Bujanoc për “Identitet dhe Dinjitet”. Lajmi është bërë me dije nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ndërsa sqarohet më tej se kjo protestë do të mbahet për shkak të diskriminimit të shqiptarëve nga ana e Serbisë.

Me moton “Ejani! Për vetën tuaj! Për ata që do vijnë pas nesh!”, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në këtë tubim paqësor.

“Të protestojmë, për identitet e dinjitet!. Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të përditshme në realizimin e të drejtave të tyre elementare. Në pamundësi për të marr atë që na takon e duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, është koha të ngrisim zërin tonë”, tha ai, ndërsa shtoi më tej se kjo protestë organizohet gjithashtu edhe pëer marrëveshjet e mbetura vetëm në letër dhe të cilat nuk u zbatuan asnjëherë.

Një njoftim e bëri edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila u shpreh se kjo protestë që do të mbahet sot, është kundër shtypjes dhe diskriminimit që u bëhet shqiptarëve nga Beogradi zyrtar.

“Të dalim bashkë, pa dallim. Të ngrisim zërin tonë. Për IDENTITET e DINJITET. Zërin e shqiptarëve të diskriminuar. Takohemi në ora 11:00 në Sheshin e Bujanocit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara