www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ilire Dauti: Me kërkesë të VMRO-së, Afrim Gashi largon nga rendi i ditës ligjin tonë për mbylljen e lojrave të fatit.

Posted on August 12, 2024August 12, 2024 by Dilo Kamb

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave
Faleminderit që jeni prezent për të ndjekur këtë press-konferencë përmes së cilës duam të njoftojmë mbarë opinionin publikun për një tjetër shkelje shumë të rëndë dhe jashtë çdo procedure parlamentare, të së drejtës së institucionit deputet për të propozuar ligj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Unë, si nënshkruese e parë e Ligjit për lojërat e fatit dhe i gjithë grupi parlamentar i Frontit Evropian, duke ditur obstrukcionet që në të kaluarën bënin të njëjtit aktorë me në krye VMRO, në bazë të nenit 150 të Rregullores propozuam me procedurë të rregullt propozim ligj për lojrat e fatit me të cilim kërkojmë mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit nga vendbanimet dhe mundësinë e zhvillimit të kësaj veprimtarie vetëm në hotelet me 5 yje.
Por si duket ata janë aq të vendosur në mbrojtjen e kësaj dukurie që shkatërron rininë dhe shoqërinë në përgjithësi, saqë marrin të drejtën të refuzojnë të drejtën e deputetit jashtë procedurës vetëm që t’i dalin në mbrojtje kësak dukurie shkatëruese.
Poashtu, neni 151 është i qartë në raport me të drejtën e deputetit për propozim të ligjit me procedurë të rregullt.
Ai nen thotë:
Pas diskutimit të përgjithshëm, Kuvendi vendos nëse propozim ligji mund të kalojë në lexim të dytë, pra vetëm pas diskutimit të përgjithshëm dhe asesi pas kërkesës së një deputeti i cili edhe në mandatin e kaluar ka bllokuar në komisionin për financa dhe buxhet, ndërsa sot arroganca dhe dëmi i tij kur është në pozitë është edhe më i madh kur ende debati nuk është hapur aspak për ligjin.
I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit që të mos bëhet mashë që do të mbrojë tendencat diktatoriale, shtypëse dhe të shëmtuara që po instalon VMRO-ja.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara