www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ademi: Partitë maqedonase të angazhohen më seriozisht në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, që të mos përsëriten rastet si masakra e Lubotenit

Posted on August 12, 2024August 12, 2024 by Dilo Kamb

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot sot me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Lubotenit, ku u vranë dhjetë civilë shqiptarë, vizitoi varrezat e martirëve në Luboten. Ademi tha se që të mos përsëriten ngjarjet si kjo, partitë maqedonase veçanërisht duhet të angazhohen më tepër në respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Nëse dëshirojmë që këtë shtet ta ndërtojmë së bashku, nëse dëshirojmë që ta ndërtojmë të ardhmen së bashku, dhe jemi të sinqertë në atë dëshirën tonë për të ndërtuar një shoqëri kohezive, një shtet multietnik, ku secili prej nesh do të respektohet dhe nuk dëshirojmë që t’i kthehemi të kaluarës, pikërisht 12 gushtit të 2001 dhe shumë datave të tjera para vitit 2001, ku shqiptarët u torturuan, ku shqiptarëve u shkelen liritë dhe të drejtat themelore, atëherë sigurisht që nevojitet një angazhim më serioz, veçanërisht i partive maqedonase, që të respektojnë Marrëveshjen e Ohrit”, tha mes tjerash Ademi.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara