www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vdes në moshën 56-vjeçare gruaja që ishte udhëheqëse e YouTube

Posted on August 11, 2024August 11, 2024 by Dilo Kamb

Susan Wojcicki, e cila udhëhoqi YouTube-n në një nga periudhat e tij më të trazuara dhe me rritjen më të shpejtë, ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Wojcicki vdiq pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri, njoftoi bashkëshorti i saj, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ishte shefe ekzekutive e YouTube që nga viti 2014 derisa u largua vitin e kaluar. Para kësaj, ajo ka punuar në kompaninë Google.

“Me pikëllim të thellë ndaj lajmin për ndarjen nga jeta Susan Wojcicki. Gruaja ime e dashur prej 26 vitesh dhe nëna e pesë fëmijëve tanë na la sot pas dy vitesh jetese me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla”, tha Dennis Troper, bashkëshorti i Wojcickit, në një postim në Facebook.

“Gjatë dy viteve të fundit, edhe pse u përball me vështirësi të mëdha personale, Susan iu përkushtua për ta bërë botën më të mirë përmes filantropisë së saj, duke përfshirë mbështetjen e kërkimeve për sëmundjen që përfundimisht i mori jetën”, tha Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara