www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Stano: Hapja e Urës së Ibrit të zgjidhet me dialog, Kurti të mos vazhdojë me veprime të njëanshme

Posted on August 10, 2024August 10, 2024 by Dilo Kamb

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka përsëritur se çështja e hapjes së Urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut në Bruksel, ndërsa i ka bërë thirrje kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, të mos vazhdojë me veprime të njëanshme që mund të rrisin tensionet.

Në një intervistë për “N1” të shtunën, Stano paralajmëroi se hapja e Urës së Ibrit mund t’i rrisë tensionet në veri.

“BE-ja, së bashku me partnerët e tjerë kyç, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Kurti që të mos vazhdojë me veprime të njëanshme, duke theksuar se çështjet duhet të zgjidhen me dialog. Urat zakonisht i bashkojnë njerëzit. Fatkeqësisht, situata që kemi në veri të Kosovës dhe në Mitrovicë është rezultat i një numri të madh rrethanash të vështira politike. Prandaj kemi thënë gjithmonë se është një çështje shpërthyese, një çështje problematike dhe si të gjitha çështjet problematike duhet të zgjidhet me dialog. Sepse nëse keni një problem, atëherë e zgjidhni me dialog, jo me vendime të njëanshme”, ka thënë Stano.

Zëdhënësi i BE-së ka shprehur shqetësimin për krizën e vazhdueshme në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai kritikoi “veprimet e njëanshme”, veçanërisht nga Kosova, siç është mbyllja e postave serbe në veri, të cilat i përshkroi si fatkeqe dhe të dëmshme për komunitetet lokale. Ai bëri thirrje për kthim në dialog konstruktiv.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara