www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qeveria ndryshon mendje! Afrona Vërzivolli do të hiqet nga posti revizor i fondeve IPA

Posted on August 10, 2024August 10, 2024 by Dilo Kamb

Për herë të dytë në më pak se një muaj, qeveria emëron, më pas tërheq propozimin për zgjidhjet kadrovike. Pasi mediat njoftuan se emërimi i Afrona Vërzivollit për revizore e Fondeve IPA ishte i dyshimtë dhe pasi që Antikorrupsioni njoftoi se do të hapë rast, ndërsa zyra e BE-së në Shkup se do ta kontrollonte rastin, Qeveria ndërroi mendje dhe pritet që Vërizvollit të shkarkohet.

Problemi ishte biografia e saj, pra se ajo nuk i plotësonte kushtet për këtë pozicion. Konkretisht, sipas informacioneve, ajo nuk kishte fare licencë për revizorë.

Para vendimit të Qeverisë se do të shkartohet Vërizvolli, u deklarua edhe LSDM.

Ndryshe dy javë më parë, si kandidat i koalicionit VLEN, Qeveria propozoi Ibrahim Elezin për ushtrues detyre të drejtorit në një departament të burgut në Veles. Skandali qëndronte në atë se Elezi u dënua dhe kaloi katër vjet në burgun e Idrizovës për shitje të lëndëve narkotike. Pasi mediat publikuan emrin dhe dosjen e tij, autoritetet e tërhoqën menjëherë nga lista e përbërjes së re pa asnjë shpjegim apo koment.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara