www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Avioni me 62 viktima në Brazil ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare Belle Air

Posted on August 10, 2024August 10, 2024 by Dilo Kamb

Një tragjedi ndodhi ditën e djeshme në Brazil, ku një avion u rrëzua duke lënë pas 62 të vdekur.

Avioni që u rrëzua ishte i tipit ATR72-500.

Burime bëjnë me dije se dikur avioni ka fluturuar edhe në Shqipëri deri në vitin 2014.

Deri në vitin 2022, avioni është përdorur nga Pelita Air në Indonezi dhe më pas u përdor nga kompania braziliane Voepass deri në tragjedinë e djeshme.

Avioni kishte një konfigurim për 68 pasagjerësh dhe përdorej për fluturime rajonale.

Avioni i vogël me dy motorë ishte nisur nga qyteti i Cascavel në shtetin jugor brazilian të Parana-s, duke u nisur për në aeroportin ndërkombëtar në Sao Paulo.

Linja ajrore Voepass konfirmoi se avioni i saj ishte përfshirë në aksident dhe thotë se “ende nuk ka konfirmim se si ndodhi aksidenti “

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva mbajti një minutë heshtje në një event, teksa shprehu ngushëllime për familjarët.

Në qytetin Vinhedo, ku u rrëzua avioni, zyrtarët thonë se vetëm një shtëpi në kompleksin lokal të bashkëpronësisë është dëmtuar.

Lajmet e fundit…

  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara