www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Planifikohet restaurimi i objektit të Postës Qendrore në Shkup

Posted on August 8, 2024August 8, 2024 by Dilo Kamb

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot realizoi takim pune me ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir.

Përveç informacioneve për bashkëpunimin aktual ndërmjet Qeverisë dhe Delegacionit të BE-së, u fol edhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend. Në këtë segment, siç kumtoi Ministria e Transportit, hapet çështja për restaurimin e objektit qendror të Postës së Maqedonisë në qendër të Shkupit, si objekt me rëndësi kulturore dhe arkitekturore.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, për të cilën në periudhën e ardhshme, u paralajmëru, do të bëhen përpjekje me mbështetjen e BE-së që të kryhet rikonstruimi dhe të mbrohet ky objekt, si dhe përsëri të vihet në funksion.

“Moskujdesi për trashëgiminë kulturore ka bërë që ndërtesat me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të mbeten të pambrojtura. Ne nuk do ta tolerojmë këtë. Takimi i sotëm me ambasadorin evropian Gir ishte pikërisht në atë drejtim, për të restauruar objektin e dëmtuar të objektit qendror të Postës dhe për ta mbrojtur atë si objekt që ka vlerë kulturore në historinë e Maqedonisë. Nuk do të jetë as një nismë e lehtë dhe as një projekt i lirë. Përkundrazi, do të jetë e nevojshme të investohet shumë energji, kohë dhe mbi të gjitha njohuri profesionale si dhe mjete serioze. Por, objekti qendror i Postës ka rëndësi të madhe historike dhe kulturore për Maqedoninë si një nga objektet më domethënëse nga koha e brutalizmit dhe duhet të mbrohet në formën e tij themelore dhe të vihet në funksion”, tha Nikolloski. 

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara