www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht, për çdo politikan në 30 vitet e fundit

Posted on August 8, 2024August 8, 2024 by Dilo Kamb

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që në vend të nisë procesi i vetingut, përcjell TV21. Nga BDI thonë se çdo ditë që kalon pa këtë proces është një humbje për demokracinë dhe integritetin e vendit tonë.

“Kanë kaluar tre ditë dhe ende nuk ka kërkesë nga partitë politike dhe qeveria monoetnike nga komuniteti ndërkombëtar për vetting të monitoruar ndërkombëtarisht. Frika nga vettingu i plotë nuk mund të mbulohet me kumtesa qesharake. Është e qartë se çdo vonesë në këtë proces vetëm do të forcoj ëdyshimet e qytetarëve për përkushtimin e vërtetë ndaj luftës kundër korrupsionit. Ne kërkojmë që menjëherë të nisë një vetting i monitoruar ndërkombëtarisht për çdo politikan në tridhjetë vitet e fundit. Ky proces duhet të jetë transparent dhe i pavarur, duke përfshirë mbikëqyrjen ndërkombëtare për të siguruar drejtësi dhe besueshmëri. Çdo vonesë dhe refuzim vetëm tregon se zhurma për luftën kundër korrupsionit është një përpjekje për të mbuluar korrupsionin e tyre”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara