www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Drafti i Poll Uilliamit arrin në selinë e BDI-së! Integristët diskutojnë për propozimet e dhëna në draft

Posted on August 7, 2024August 7, 2024 by Dilo Kamb

Përpiluesi i Marrëveshjes së Ohrit, Poll Uilliams, që u angazhua nga BDI-ja për të gjetur për gjetjen e zgjidhjes për respektimin e legjitimitetit, tashmë e ka përgatitur një draft-tekst të cilin e ka dërguar për komente në BDI. Integristët u mblodhën sot në selinë Qendrore në Reçicë të Vogël për të diskutuar mbi këtë draft, për të cilin, nënkryetari i partisë Arbër Ademi, tha se ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë.

Ademi u përgjigj edhe për pohimet e kryeministrit Mickovski, i cili pardje tha se ka informacione nga kanale të ndryshme se BDI ka qëllim destabilizimin e shtetit. Nënkryetari integrist ripërsëriti se BDI është parti shtetformuese që ende jep kontribut për demokratizimin e vendit dhe se do të shfrytëzojnë çdo mekanizëm për të mbrojtur legjitimitetin.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë Qendrore integristët folën edhe për vetingun, për të cilin Ademi tha se është politikë e kamotshme e BDI-së, që ky proces të kryhet nga ekspertë ndërkombëtarë e të cilit veting do të duhej t’i nënshtrohen të gjitha partitë, çdo politikan si dhe gjykatësit, prokurorët si dhe procesin e  privatizimit që nga pavarësia e vendit deri më sot.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara