www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shijoni verën, vazhdon periudha e motit të nxehtë në Maqedoninë e Veriut

Posted on August 6, 2024August 6, 2024 by Dilo Kamb

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më të shprehur përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 30 deri 38 gradë Celsius. UV-indeksi do të ketë vlerë 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 36 gradë Celsius.

DPHM për ditët e ardhshme parashikon mot me diell dhe të ngrohtë, me paraqitje të vranësirave gjatë pasdites dhe me erë të dobët deri mesatare veriore, më të shprehur përgjatë Vardarit.

“Posaçërisht në fund të javës së punës në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të të reshurave dhe bubullimave të rralla”, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara