www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: VLEN nuk dinë, kompani private ka bërë tenderimin për aparatet VLT, ato nuk janë mjete buxhetore

Posted on August 6, 2024August 6, 2024 by Dilo Kamb

Nga BDI kanë reaguar ndaj akuzave të VLEN në lidhje me prokurimin e aparateve për kazino, në vlerë të 19 milionë eurove nga kompania Novo VLT, përcjell TV21. Nga BDI thonë se këto para nuk janë mjete buxhetore dhe se tenderimi është bërë përmes një kompanie private.

“Vlen edhe njëherë shfaq injorancën maksimale, si pasojë e të qenurit vazal dhe jolegjitim me detyrë për të poshtëruar shqiptarët, sepse “akuzon” për tender të cilin e shpall një kompani private, me procedura dhe buxhet të tyre e jo me mjete buxhetore. Kjo mungesë alarmante e dijës dhe e kapaciteve drejtuese po i turpëron shqiptarët. Çdo përpjekje për ta defokusuar opinionin me kotësira dhe gënjeshtra të përditshme, nga fakti që jeni jolegjitim, vazal, puthadorë, shërbëtor dhe poshtërues të shqiptarëve, nuk ju kalon! Ftojmë për veting ndërkombëtar ndaj politikës, gjyqësorit, prokurorisë dhe biznesit në 32 vitet e fundit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lajmet e fundit…

  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara